Telegrafi

Ishte fshehur brenda një thesi hiri për ta kaluar kufirin, marokeni zbulohet nga rojet kufitare

Një migrant maroken u gjet i fshehur brenda një thesi me hi toksik nga rojet spanjolle kufitare.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët në enklavën e Spanjës, Melilla, në veriperëndim të Afrikës e zbuluan burrin të premten, derisa thasët do të transportoheshin në kontinent.

Rojet kufitare fillimisht menduan se burri kishte vdekur sepse hiri është helmues, por shumë shpejt zbuluan se ai ishte gjallë pasi ky iu “vërsulet” atyre.

Pamjet e mëposhtme tregojnë se si një oficer i Gardës Civile dalloi këmbën e burrit brenda thesit para se ta ngrinte, dhe po i thoshte kolegut aty pranë, “ai ka vdekur”.

Hiri po eksportohej në Spanjë, ku përdoret zakonisht në beton, çimento dhe riparime rrugësh. /Telegrafi/