Në Komunën e Ranillugës vetëm një kandidate ka qenë opsion i qytetarëve për tu zgjedhur kryetare.
Katarina Ristiq-Iliq e Listës Serbe është e vetmja kandidate për kryetare të kësaj komune e cila fiton 100 për qind të votave.
Sipas rezultateve që ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kohë reale, ku deri më tani janë numëruar 30 për qind të votave, ajo ka fituar të gjitha votat, duke marrë parasysh që nuk kishte kundërkanididat.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve lokale nëpër komuna.
Rezultatet mund t’i përcillni në kohë reale, duke klikuar në këtë LINK. /Telegrafi/