Site icon Telegrafi

Ishte e sëmurë me COVID-19 pavarësisht se në teste doli tre herë negative – infermierës iu shfaqën simptomat tre javë më pas

Një infermiere britanike iu është nënshtruar trajtimeve spitalore për coronavirus, pavarësisht se doli në tre teste negative.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, punonjësja e Shërbimit të Shëndetit Kombëtar (NHS), Nicole Williams u pranua në Spitalin Universitar të Uellsit në Cardiff, ku një skanim CT zbuloi se ajo në të vërtet e ka sëmundjen.

Diagnoza e saj u konfirmua me një test të katërt, i cili rezultoi pozitiv – pothuajse tre javë pasi iu shfaqën simptomat për herë të parë.

“15 ditët e fundit kanë qenë sinqerisht të tmerrshme”, ka thënë Williams në një postim në Facebook.

“Nëse mendoni që të qenit i ri, i aftë, apo pa sëmundje ekzistuese, ju bën të shpëtoni nga coronavirusi, ju lutem mendoni përsëri”, ka thënë ajo.

Williams ndër tjerash u shpreh se në fillim ajo vuante nga një kollë dhe dhimbje e butë e fytit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version