Site icon Telegrafi

“Ishte e qartë se ai e meritonte atë” – Zidane emëron lojtarin që nuk e fitoi kurrë Topin e Artë, por më së shumti e meritonte

Zinedine Zidane e di se kush e ka “merituar” të fitojë Topin e Artë, por nuk ia ka dalë kurrë gjatë karrierës së tij të ngarkuar me trofe në futboll.

Në janar 2011, ishte Lionel Messi ai që u kurorëzua fituesi i Topit të Artë të FIFA-s përpara shokëve të skuadrës së Barcelonës, Xavi dhe Andres Iniesta.

Argjentinasi e përfundoi sezonin 2009/10 me 47 gola në të gjitha garat – shifra e tij më e mirë ndonjëherë në një sezon në atë kohë – pasi ndihmoi Barçën të fitonte La Ligën me 99 pikë.

Por, shumë besojnë se çmimi duhet t’i kishte shkuar fituesit të Kupës së Botës, Andres Iniesta, i cili shënoi një gol dramatike në kohën shtesë për t’i dhënë Spanjës titullin e parë të botës.

Pas atyre heroizmave në Afrikën e Jugut, ish-menaxheri i Real Madridit, Zidane, ishte plot lëvdata për Iniestën, teksa pretendoi se ai e meritonte të ngrinte Topin e Artë në vitin 2010.

“Është e vështirë sepse nëse ju pëlqen futbolli, të shohësh një lojtar si ai të largohet është e vështirë. Nuk e mendoj si lojtar të Barcelonës, e shoh thjesht si futbollist”, ka thënë fillimisht Zidane.

“E kam takuar dy ose tre herë dhe ai është një njeri simpatik, shumë i rezervuar dhe më pëlqejnë lojtarët që mund të bëjnë gjithçka në fushë, por janë aq të qetë”.

“Kam vetëm fjalë të mira për të, admirim për futbollin e tij dhe i uroj më të mirat si lojtar për të ardhmen, por mbi të gjitha si person”.

“Po flasim për dikë që i bëri të gjithë të ëndërrojnë dhe ai e meritonte të fitonte Topin e Artë, veçanërisht në vitin kur fitoi Kupën e Botës. Atëherë ishte e qartë se ai e meritonte”, përfundoi legjenda franceze.

Me 17.36 për qind të votave, Iniesta pasoi Messin në vendin e dytë në ceremoninë e 2010-ës. /Telegrafi/

Exit mobile version