Portieri i Liverpoolit, Alisson Beckher ka thënë se homologu i tij nga Evertonit, Jordan Pickford nuk kishte nevojë të bënte atë ndërhyrje ndaj Virgil van Dijk që rezultoi me dëmtim të rëndë të mbrojtësit në gju.
Van Dijk do të mbetet jashtë për disa muaj pasi pësoi dëmtim në ligamentin e gjurit pas një ndërhyrje të Pickford ndaj tij pas vetëm 11 minuta nga derbi në Merseyside këtë muaj.
Pickford i shpëtoi një kartoni të kuq për këtë problem dhe përfaqësuesi anglez është përballur me kritika të rënda që nga ajo kohë, me emra si Jurgen Klopp, Georginio Wijnaldum dhe menaxheri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl, midis atyre që kanë shprehur tronditjen e tyre pas kësaj ndërhyrje në Van Dijk.
Portieri brazilian, Alisson është i fundit që i është bashkuar debatit dhe ka thënë se ishte e panevojshme që Pickford të ndërhynte në atë mënyrë.
“Çdo portier ka një mënyrë tjetër për të luajtur dhe një mënyrë tjetër për të lëvizur, por në atë moment, 100 për qind, nuk ishte një lëvizje e nevojshme”, ka thënë fillimisht Alisson për Sky Sports.
“Duke menduar atë që kam në mendjen time kur shkoj për një situatë – shkoj ta përfundoj situatën, nëse shkoj shumë butë, e di që kundërshtari mund të shënojë – por të gjithë kanë mënyrën e tyre për të shkuar për top”.
“Unë pajtohem me atë mënyrë [Pickford ndaj Van Dijk], të gjithë mund ta shohin atë. Ishte thjesht një moment dhe lëvizje e panevojshme”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/