Site icon Telegrafi

Ishte duke qëndruar në banesën e tij, persona të panjohur hyjnë e rrëmbejnë dhe e grabitin një prishtinas

Foto: Ilustrim

Një person derisa ishte në banesën e tij në Prishtinë është sulmuar nga dy persona të armatosur, të cilët më pas e kanë marrë dhe e kanë grabitur.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, ndërsa të dyshuarit ia kanë marrë paratë, kartela bankare si dhe kanë kërkuar nga viktima që ta mbyll biznesin e tij, transmeton Telegrafi.

“Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend”, thuhet në njoftim,

Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/

 

Exit mobile version