Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi i njëjti është rrëzuar nga shtëpia private në të cilën po punonte.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:25, në rrugën “Mustafë Kokaj” në Viti.
“Viktima mashkull derisa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër, aksidentalisht ka rënë nga skelet nga një lartësi prej 3-4 metra”, thuhet në njoftim.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe inspektori i punës. /Telegrafi/