Një ndërtesë 6-katëshe është shembur në distriktin Bahçelievler të rrethit qendror Haliliye të Şanliurfas.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ndërtesë që u dëmtua rëndë në dy tërmete të mëdha në Kahramanmaraş, më 6 shkurt.
Pasi ndërtesa është shembur me zhurmë të madhe, një re pluhuri ka mbuluar vendin dhe në vendngjarje janë dërguar një numër i madh ekipesh kërkim-shpëtimi.
UPDATE – U turskoj #Sanliurfa se urušila šestospratnica: Jedna osoba prevezena u bolnicu https://t.co/6SZwKZcOaP pic.twitter.com/mcrJDdMbPh
— Anadolu BHSC (@aa_balkans) March 5, 2023
Guvernatori i Sanliurfas, Salih Ayhan ka bërë të ditur se një person u dërgua në spital pasi ndërtesa u shemb.
Autoritetet kanë thënë se ndërtesa ishte dëmtuar rëndë dhe se ishte evakuuar më parë.
Nga tërmetet e fundit, të paktën 44,374 njerëz kanë vdekur në Turqi, dhe 5,914 njerëz janë raportuar të vdekur në Siri.
Veç këtyre, mijëra të tjerë janë raportuar të lënduar. /Telegrafi/