Pep Guardiola nuk mund ta fshihte emocionin e tij kur foli për largimin e Sergio Aguero, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit për Manchester City kundër Evertonit të dielën.
Trajneri i Citizens, i cili fitoi titullin e tretë në Ligën Premier brenda pesë vitesh, ishte plot lëvdata për argjentinasin, që shënoi dy gola në takimin ndaj Toffes.
“Ne e duam atë shumë. Ai ka qenë një person shumë i veçantë për të gjithë ne. Ne nuk mund ta zëvendësojmë atë. Ai gjithmonë ka treguar cilësinë e tij këtu”, ka thënë Guardiola për Sky Sports.
Rreth 10,000 tifozë u lejuan të futeshin në Etihad Stadium për të parë ekipin duke ngritur trofeun e ligës angleze, diçka për të cilën Guardiola ishte shumë mirënjohës.
“Stadiumi nuk është i mbushur, por edhe kështu, është shumë më mirë sesa pa njerëz”, tha ai.
“Të gjithë titujt janë të veçantë. Ky është i ndryshëm për shkak të pandemisë dhe problemeve që kemi pasur. Kjo e bën atë shumë të veçantë”.
Sezoni është larg nga përfundimi për Cityn, pasi do të luajnë edhe finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat të shtunën e 29 majit.
“Është një ëndërr e realizuar për këtë klub”, shtoi ai. “Do të jetë hera jonë e parë [në një finale të Ligës së Kampionëve] dhe ne do të japim gjithçka që të fitojmë”.
Aguero raportohet se ka marrëveshje me Barcelonën dhe këtë e konfirmoi edhe Guardiola në konferencë për shtyp. /Telegrafi/
"We love him so much. He helped me a lot. We cannot replace him."
Pep Guardiola is moved to tears as he describes the profound influence Sergio Aguero has had on him during his time at Man City.
What an honour it has been to watch Kun Aguero in the #PL.#OptusSport pic.twitter.com/9X09BcKUPE
— Optus Sport (@OptusSport) May 23, 2021