Ka ndërruar jetë një femër në qytetin e Gjilanit, pasi që e njëjta më 15 maj ishte aksidentuar.
Policia ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë pasi është liruar nga trajtimi mjekësor.
“Më 28.05.2022 ka ndërruar jetë viktima femër kosovare, e cila kishte qenë e përfshirë në aksident trafiku. Viktima ka ndërruar jetë disa ditë pasi është liruar nga trajtimi mjekësor në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. /Telegrafi/