Telegrafi

ISHP: Ajër jashtëzakonisht i keq në Berovë, Gostivar dhe Tetovë, qëndroni në shtëpi

Nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP) njoftojnë se sipas Indeksit Evropian të Cilësisë së Ajrit (Agjencia Evropiane e Mjedisit – EEA), Indeksi aktual i Cilësisë së Ajrit është kategorizuar si: “Jashtëzakonisht i keq” në stacionet matëse në Berovë, Gostivar dhe Tetovë për shkak të rritjes së përqendrimeve të grimcave PM2.5.

“Ajri në Strumicë, Manastir 2, Kërçovë është klasifikuar si “shumë i keq” për shkak të rritjes së përqendrimit të grimcave PM10, ndërsa në Gjorçe Petrov për shkak të rritjes së përqendrimit të grimcave PM2.5.

Në Shkup (Lisiçë dhe Qendër), Negotinë dhe Prilep si “e keqe” për shkak të rritjes së përqendrimit të grimcave PM10, ndërsa në Koçan dhe Gjevgjeli për shkak të rritjes së përqendrimit të grimcave PM2.5”, thonë nga ISHP.

Nga atje thonë se disa individë mund të përjetojnë efekte shëndetësore, ndërsa individët që i përkasin grupeve të ndjeshme mund të kenë efekte më serioze shëndetësore./Telegrafi/