Site icon Telegrafi

Ishin të pandashëm që nga fëmijëria, Lufta e Dytë Botërore i detyroi të largohen – ribashkohen shokët pas 75 viteve

Një moment emocionues është filmuar me kamerë amatore, që shfaq dy familjarë hebrenj që ishin rritur së bashku që nga fëmijëria në Rumani dhe ishin ndarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe kaluan 75 vite duke menduar për njëri-tjetrin se janë vrarë nga nazistët.

Morris Sana, tani 87vjeq dhe Simon Mairoëitz, tani 85, janë filmuar duke u takuar pas shumë viteve në Tel Aviv të Izraelit – ku fillimisht kishin mësuar për njëri-tjetrin në internet që janë gjallë, transmeton Telegrafi.

Sana që jeton në Izerael shihet duke hyrë në një dhomë hoteli, ku nga emocionet e mëdha shpërthen në lot kur e takon Mairowitz që jeton në Britani të Madhe.

“Më vjen mirë që të shoh pas kaq shumë vitesh”, dëgjohet duke thënë Mairoëitz që nuk mund të ndalte lotët e gëzimit, kjo për faktin se i janë dashur 75 vite që ta takoj sërish shokun e fëmijërisë.

Për herë të fundit dyshja ishin takuar derisa po jetonin në Rumani, ku edhe u rritën, derisa fashistët u ngritën në vitin 1940 dhe vendi i tyre lidhi aleancë me nazistët.

Që të dy kishin arritur të ikin e pasi që edhe familjet e tyre kishin humbur kontaktet, nuk dinin asgjë për njëri-tjetrin, duke menduar se e kanë pasuar nga gjermanët. /Telegrafi/

Exit mobile version