Loja më e bukur në botë padyshim që është ajo e futbollit.
Kjo lojë ka bërë miq të pandashëm shumë futbollistë, mirëpo ka ndarë edhe shumë prej tyre që i bashkoi.
Disa futbollistë janë të lidhur shumë me njëri tjetrin dhe nuk i ndanë asgjë, mirëpo disa nga shokët më të ngushtë sot nuk duan ta shohin njëri tjetrin.
John Terry dhe Wayne Bridge ishin shokë të pandashëm si në klubin e Chelseat ashtu edhe në Kombëtaren angleze.
Mirëpo ka qenë kapiteni i londinezëve i cili është zënë duke bërë seks me gruan e Bridge dhe shoqëria e tyre e jashtëzakonshme ka marrë fund vite më parë.
Dy mesfushorët e Newcastles, Lee Bowyer dhe Kieron Dyer ishin shokë të pandashëm. Por në një ndeshje në Ligën Premier pas një mosmarrëveshje në fushë dyshja është grushtuar njëri me tjetrin në fushë dhe që prej asaj kohe nuk flasin mes vete, transmeton Telegrafi
Rasti më i freskët është ai i Mauro Icardit dhe Maxi Lopez. Sulmuesi i Interit u transferua si tinejxher në Sampdoria dhe Lopez e afroi afër vetës duke i qëndruar pranë pasi për Icardin ishte hera e parë që shkelte Italinë.
Icardi të mirën e Lopezit ia ktheu duke ia rrëmbyer gruan Wanda Nara me të cilën tani është martuar. /Telegrafi/
Më poshtë keni tetë shokët e ngushtë që ishin dikur dhe sot nuk flasin mes vete:
1. John Terry dhe Wayne Bridge
2. Lee Bowyer dhe Kieron Dyer
3. Mauro Icardi dhe Maxi Lopez
4. Lothar Matheus dhe Stefan Efenberg
6. Zlatan Ibrahimovic dhe Rafael Van der Vaart
7. Joey Barton dhe Ousmane Dabo
8. Robin Van Persie dhe Klaas Jan Huntelaar