Vedat Muriqi dhe Milot Rashica kanë qenë protagonist për skuadrat e tyre Mallorcan dhe Galatasarayn.
Dy sulmuesit e Kosovës kanë zbritur në fushë ditën e premte dhe ishin titullarë me skuadrat e tyre.
Milot Rashica e ka nisur nga minuta e parë sfidën mes Galatasarayt në udhëtim te Karagumruk, ku skuadra e tij mori fitore 0-2.
Vushtrriasi ishte ndër më të mirët në fushë duke krijuar disa raste të mira shënimi, por edhe duke asistuar në golin e parë.
Anësori ishte ndër më të vlerësuarit për Galatan, pasi mori notën 7,6 nga SofaScore.
Protagonist ishte edhe Vedat Muriqi me Mallorcen e tij.
Sulmuesi prizrenas gjeti golin e gjashtë këtë edicion, duke realizuar nga afërsia në barazimin 1-1.
Muriqi ishte lojtari me notën më të lartë në këtë sfidë, pasi nga SofaScore mori notën 7,3. /Telegrafi/