Telegrafi

Ishin ndalur për të ndihmuar të aksidentuarit, policët në New Jersey i shpëtojnë “për një fije floku” vdekjes – kamioni për pak sa nuk i godet

Në New Jersey, SHBA, një karrotrec ndau në dysh veturat e policisë, që ishin ndalur në autostradë pas një aksidenti që ishte shkaktuar dhe po ndihmonin të lënduarit.

Zyrtarët policorë që intervenuan pas raportimit për një aksident trafiku në Allamuchy të New Jersey, i kanë shpëtuar “për një fije floku” vdekjes, transmeton Telegrafi.

Veturat e policisë u goditën nga karrotreci që po vinte nga ana e kundërt e korsisë, e këtë moment rrëqethës e ka regjistruar kamera e vendosur brenda mjetit zyrtar të policisë.

Pamjet u publikuan nga Departamentit i Transportit në New Jersey si një kujtesë që duhet zvogëluar shpejtësinë. Për fat të mirë nga kjo përplasje nuk është lënduar askush.

Në video shihet se policët kishin vërejtur kamionin duke ardhur nga ana e kundërt e korsisë – dhe shpejt u larguan për t’i shpëtuar më të keqes.

Është raportuar se shoferi i kamionit është dënuar për vozitje të pakujdesshme, ndërsa veturat e policisë kanë pësuar dëme pothuajse të pariparueshme. /Telegrafi/