Telegrafi

Ishin mbyllur brenda një kamioni, momenti kur policia britanike gjen një grup emigrantësh, përfshirë fëmijë të vegjël – në aeroportin e Londrës

Ky është momenti tronditës kur një grup migrantësh u gjetën në pjesën e pasme të një kamioni në aeroportin Heathrow të Londrës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë grupin prej rreth nëntë migrantësh, përfshirë fëmijë të vegjël, të grumbulluar brenda automjetit ndërsa oficerët e policisë flasin me ta.

Skenat vijnë ndërsa shifrat e fundit të Qeverisë britanike treguan se gjithsej 19,533 njerëz kanë bërë udhëtimin 21 milje nëpër kanal me anije deri më tani në vitin 2021 – më shumë se dyfishi i 8,410 që arritën vitin e kaluar.

Dhe personi që ka marrë pamjet, i cili nuk donte të tregonte emrin e tij, tha për MailOnline: ‘Ishte një shok, kaq. Thjesht shok”. /Telegrafi/