Një video e re shfaq tre burra izraelitë të rrëmbyer gjatë 7 tetorit, video kjo e bërë publike nga familjarët e tyre me qëllimin e vetëm që të rritet presioni mbi liderët botëror që të pajtohen për një marrëveshje për shpëtimin e pengjeve që po mbahen në Gaza.
Hersh Goldberg-Polin, apo Lyvy dhe Eliya Cohen ishin në mesin e qindra pjesëmarrësve në festivalin e muzikës Nova, kur Hamasi sulmoi pjesën jugore të Izraelit gjatë vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Treshja ishin zënë rob nga ajo që më vonë u bë e njohur si “strehimorja e vdekjes”, ku militantët e Hamasin hodhën granata dore në strehimoren ku ishin fshehur pjesëmarrësit e festivalit.
Një prej militantëve të Hamasi kishte zbuluar bunkerin, mbi të cilin shtiu me armë dhe hodhi granata dore – duke vrarë disa e të tjerët i morën peng.
Videoja e shokuar nga militantët e Hamasit, shfaq persona të armatosur rëndë duke tërhequr zvarrë të mbijetuarit nga bunkeri – të cilët i hidhnin në pjesën e pasme të një veture që lëvizte në drejtim të Gazas.
Militantët e Hamasit dëgjohen duke iu referuar pengjeve si “qentë” – ku njërin e kapin për koke dhe i bërtasin – duke ia bërë me dije se duan të bëjnë selfie me të. /Telegrafi/