Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi të njëjtit janë rrëzuar nga shtëpia private në të cilën po punonin.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:40, në rrugën “Afrim Bytyqi” në Prizren.
“Viktimat u rrëzuan nga lartësia 1.5 metra. Njëri nga ta pësoi frakturë në këmbë, ndërkaq tjetri është lënduar në abdomen, nga një armaturë”, thuhet në njoftim.
Të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
Rasti është nën hetime. /Telegrafi/