Egzon Bejtullai ishte mysafiri i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ylli i Dritës ka folur për përballjen e Maqedonisë së Veriut me Kosovën në play-off të Ligës së Kombeve.
“Kemi pasur besimin që do fitojmë, pasi çdo lojtar kur futet në fushë e ka besimin se do të fitojë”, tha Bejtullai në “Arena e Yjeve” për ndeshjen me Dardanët.
“Por, kur e din se me dy ndeshje kualifikohesh në Evropian, atëherë motivi është hala më i madh”.
“E kishim besimin se do fitonim ndaj Kosovës, pasi ishim në dijeni se lojtarë kryesorë po mungojnë…”, ka rrëfyer më tej reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos , KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/