Site icon Telegrafi

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja” – Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecce

Mesfushori i Lecces, Ylber Ramadani,  ka treguar për një problem shumë të rëndë shëndetësor që kishte disa javë më parë, ku ishte frikësuar se do të vdiste. 

Ramadani gjatë një bisede me DAZN falënderoi publikisht Leccen dhe drejtuesit për mbështetjen e tyre nga momenti i parë.

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja. Presidenti, drejtor sportivi, trajneri dhe klubi, ishin të gjithë pranë meje. Isha shumë i shqetësuar, por tani jam mirë”.

“Për dhjetë ditë më shikuan sikur të isha fëmijë i presidentit apo drejtorit”, ka thënë Ramadani për DAZN Talks.

Më 23 prill, Lecce lëshoi ​​një buletin zyrtar mjekësor, ku konfirmoi se lojtari kishte një abces në qafë që ia vështirësonte frymëmarrjen.

Lexo po ashtu Ramadani: Ndaj Romës merituam më shumë, në Evropian dua ta mposhti Italinë

“Ramadani pësoi një absces në qafë që i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Lojtari iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara, të cilat i lejuan të shmangte operacionin”, thuhej në deklaratën e klubit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version