Site icon Telegrafi

Ish-zyrtari i Mossad-it izraelit propozon zhvendosjen globale të popullsisë së Gazës: Të gjitha 100 vendet e botës t’i marrin nga 25 mijë

Ish-zëvendësdrejtori i shërbimit sekret izraelit Mossad, Ram Ben Barak, ka thënë se secili nga 100 vendet e botës duhet të pranojnë 20 mijë refugjaë nga Gaza, duke shtuar se të jetë refugjat nga Kanada është më mirë se të jetosh në Gazë.

Politikani izraelit dhe ish-drejtori i Mossadit, ka nxitur reagime të ashpra pasi propozoi zhvendosën globale të të gjithë popullsisë në Gazë, transmeton Telegrafi.

“Nëse çdo vend pranon nga 20 mijë, kjo do të nënkuptonte 100 vendet e botës, duke marrë parasysh se janë refugjatë. Është më mirë të jesh emigrant në Kanada sesa në Gazë”, tha Barak.

Lexo po ashtu Ushtria izraelite publikon pamjet e asaj që zbuluan në veri të Rripit të Gazës, këto janë hyrjet e tuneleve nëntokësore të Hamasit

Palestinezët i kanë karakterizuar propozimet për zhvendosjen e popullsisë nga Gaza, duke përfshirë propozimet izraelite për rivendosjen e tyre në shkretëtirën e Sinait të Egjiptit, si një politikë spastrimi etnik.

Në anën tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin i cili një ditë më parë deklaroi se një nga opsionet është hedhja e bombës bërthamore në Gazë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version