Telegrafi

Ish-zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rousaud: Neymar do të bashkohet me Messin në verë

Emili Rousaud, ish-zëvendëspresidenti i Barcelonës, që është larguar së fundmi nga klubi, ka thënë se Neymar do të bashkohet me Lionel Messin.

Rousaud i larguar, konsiderohet si një nga kundërshtarët më të fortë të presidentit aktual të “blaugranave”, Jose Maria Bartomeu.

“Mendoj se është e mundur që Neymar të kthehet te Barça gjatë verës. Nuk më duket aspak e pamundur”.

 

“Situata e krijuar nga coronavirusi? Kam një parandjenjë që pandemia do të çojë në deflacion, sa i përket çmimit të lojtarëve, gjë që është e mirë për blerësit, por e keqe për shitësit. Ne do të duhet të shohim se si do të ri-balancohen të gjithë këta faktorë”.

Të Barça nuk përflitet vetëm rikthimi i mundshëm i Neymarit, por edhe zgjatja e kontratës së Lionel Messit.

“Mendoj se Messi dhe Barcelona do të arrijnë një marrëveshje për rinovimin”.

“Për të arritur një marrëveshje, të dyja palët duhet të bëjnë një lloj lëshimi. Personalisht, do të befasohesha nëse kjo histori e bukur nuk do të vazhdonte më gjatë” , ka thënë Rousaud për “ESPN Deportes”.

Rousaud u largua së fundmi nga Barça në mënyrë të diskutueshme, duke dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij dhe është gati të nisë një luftë ligjore me presidentin aktual Josep Maria Bartomeu.

, Rousaud ka thënë se “korrupsioni është i dukshëm” te Barcelona dhe se dikush “kishte futur duart në thesarin e klubit”. /Telegrafi/