Ish-zëvendësministri i Financave në Qeverinë Haradinaj, Fatmir Gashi ka reaguar pas vendimit të sotëm të Qeverisë për ndarjen e 50 eurove, për muajin janar, për punonjësit e sektorit publik.
Sipas Gashit, Qeveria e Kosovës me këto veprime po shpërndanë vitra.
“Kjo është qesharake. Nuk mbahet shteti me vitra. Nuk e di a e di ministri Hekurani se aq shumë janë rritur problemet financiare te qytetarët sa që kam frikë për një moment shpërthimi kur çdo gjë që ka të bëjë me politikën pastaj do të jetë e vonshme, e pavlerë”, është shprehur Gashi për Radio 1.
Ai ka shtuar se qeveria aktuale nuk ka njerëz të mençur sa që të mos ndalojnë këto aventura financiare.
“Unë sinqerisht ende po besoj se ka burra e gra në qeveri që e dinë se janë gabim. Tani sa kanë fuqi ta ndalin këtë trend, nuk jam i sigurt. A e shohin ata që kjo që po bëjnë me popullin, është politikë e zjarrfikësve. Interveno këtu me 50 euro e shto aty 100 euro. Lëre atë, merru me këtë kategori. Këtu u ndez, hajde nga 50 euro. Këto gjëra, një qeveri serioze i kryen me skema organizative, stabile, bazuar në nevoja qytetare dhe financa. Mbetem i befasuar keq nga këto vendim”, ka shtua ai.
Kujtojmë se Gashi po ashtu për pesë vjet kishte qenë edhe zëvendësguvernator i Bankës Qendror të Kosovës.
Qeveria e Kosovë në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndaj nga 50 euro shtesë në pagë për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar. /Telegrafi/