Telegrafi

Ish ylli Unitedit dhe Realit në listën e “Panama Papers”

Gabriel Heinze, Manchester United

“Panama Papers” po vazhdon të zbuloj skandale të mashtrimeve financiare.

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Real Madrid, Gabriel Heinze po hetohet për shmangie të tatimeve shkaku i krijimit të kompanisë, Galena Mills Corps, e bazuar në Ishujt e Virgjëra Britanike.

Heinze besohet të ketë pasur kontratë sponzorizuese me kompaninë prestigjioze të atleteve Puma, midis vitit 2005 dhe 2008, ndërsa pagesat janë bërë në llogari “off-shore”, transmeton Telegrafi.

Një zëdhënës për 37-vjeçar tha për ICIJ. “Galena Mills është pjesë trashëguese e kompanisë, vetëm në rast se diçka e keqe mund të ndodhë për Heinze”.

Kujtojmë se edhe Lionel Messi dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini po dyshohen për shpëlarje parash dhe evazion fiskal. /Telegrafi/