Telegrafi

Ish-ylli brazilian afër ta marrë drejtimin e Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit e ka ndarë mendjen që pasuesi i De Biasit në krye të kombëtares do të jetë një trajner me emër të njohur në arenën ndërkombëtare.

Pas Filipo Inzagit me të cilin FSHF-ja është futur në negociata, emri i radhës që ka dalë në skenë është ai i ish-futbollistit legjendar brazilian, Roberto Carlos.

Këtë lajm e transmetuar portali i njohur italian “Tuttomercatoweb”.

Situata e Roberto Carlosit megjithatë është disi e komplikuar pasi para disa ditësh ai ka gjetur akordin për t’u bërë trajneri i një skuadre të re në Australi, Sauth Melburn. Kjo skuadër pret vetëm licencën nga Federata Australiane e Futbollit për të luajtur në kategorinë elitare Liga A.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Roberto Carlos ka drejtuar skuadrat e Anzhit, Sivasporit, Akhisar Beledijesporit dhe së fundmi në sezonin 2015-2016 indianët e Delhi Dinamos.