Site icon Telegrafi

Ish-ylli i Barcelonës i gatshëm të bëjë gjithçka për t’u rikthyer sërish tek blaugranasit

Mbrojtësi portugez Joao Cancelo e nisi mirë aventurën tek Barcelona sezonin e kaluar pasi arriti në formë huazimi nga Manchester City, por e përfundoi vitin si njëri prej lojtarëve të tyre më të dobët. 

Sidoqoftë, veterani portugez është i etur që të rikthehet sërish tek Barcelona dhe për këtë është i gatshëm të bëjë gjithçka. 

Ishte planifikuar që Cancelo të rikthehej tek Barcelona verën e kaluar dhe ai priti për të parë nëse një marrëveshje mund të ndodhë. 

Sidoqoftë, mediumi spanjoll Sport ka shpjeguar se City nuk është e gatshme të pranojë një tjetër formulë huazimi dhe Barcelona nuk kishte hapësirë në limitin e tyre të pagave. 

30-vjeçari është i gatshëm të bëjë gjithçka për t’u rikthyer tek Barcelona, pasi e konsideron si vendin më të mirë për futbollin e tij. 

Drejtori sportiv Deco kishte pasur për qëllim që ta sjellë atë sërish në klub, por me problemet e tyre të pagave, ai kishte eksploruar opsione të ndryshme duke përfshirë edhe Marc Pubill (Almeria).

Lexo po ashtu Vitor Roque pritet të largohet përfundimisht nga Barcelona dhe të bëjë hap mbrapa në karrierë
 

Verën e kaluar Cancelo u transferua në Superligën e Arabisë tek Al-Hilali për 20 milionë euro, atje ku e dyfishoi pagën e tij. 

Deco dhe trajneri Hansi Flick po synojnë që ta përforcojnë atë pozicion verën e ardhshme, por Deco po preferon një mbrojtës të ri në moshë i cili mund të zhvillohet gjatë viteve./Telegrafi/

Exit mobile version