Ish-ylli i Arsenalit, Alexander Hleb, ende ankohet se pse shkoi në Barcelonë në vitin 2008.
Bjellorusi ishte pjesë e ekipit të shkëlqyeshëm të Arsenalit që arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, por humbi 2: 1 kundër Barcelonës.
Pep Guardiola ofroi 15 milionë euro për mesfushorin, gjë që ishte një lëvizje e gabuar pasi që karriera i morri tatëpjetën.
“Është ende e vështirë për mua të shpjegoj se pse u largova nga Arsenali. Isha absolutisht i lumtur atje, Wenger më besoi, ishte idilik dhe pastaj vendosa të largohem”, pohoi lojtari.
“Unë isha me pushime. Menaxherët dhe agjentët më bindën se duhet të shkoj në Barcelonë. Sinqerisht, nuk kuptova se çfarë po bëja në atë moment dhe pastaj e kuptova ‘Zot, po largohem nga Arsenali!'”
Arsene Wenger, menaxher legjendar i Topnik, bëri gjithçka për ta mbajtur në klub.
“Kur Arsene tha se e gjithë puna është një çështje orësh, ndjeva pikëllim. Ishte shumë e vështirë për ta pranuar. Pastaj më dërgoi një mesazh, ndërsa unë isha peshkim,” Alex, unë nuk do të të lë të shkosh, ne kemi nevojë për ty”, tha ai.
Ndryshe, Hleb ka pasur 89 paraqitje për londinezët dhe ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/