Telegrafi

Ish yjet e Serie A gati për sezonin e ri në MLS – në mesin e tyre edhe Shaqiri dhe Vrioni

Sezoni 2023 MLS është gati të nisë këtë fundjavë dhe 10 ish-lojtarë të Serie A do të dalin në fushë për ekipe të ndryshme në javët e ardhshme, në mesin e tyre Xherdan Shaqiri dhe Giagomo Vrioni.

Më i famshmi prej tyre ka është ish- ylli i Napolit, Lorenzo Insigne, i cili u bashkua me Toronto FC në një transferim të lirë verën e kaluar.

31-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë dy asistime në 12 ndeshje për klubin që nga ardhja e tij.

Një tjetër fytyrë e njohur nga Seria A është Federico Bernardeschi, i cili gjithashtu iu bashkua Torontos në një transferim të lirë në korrik të vitit të kaluar. Ish- lojtari i Juventusit ka pasur pak më shumë sukses në Amerikën e Veriut, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë tre asistime në 14 ndeshje.

Giorgio Chiellini u bashkua me bashkatdhetarët e tij për të bërë një lëvizje në MLS verën e kaluar, megjithëse ai shkoi në Los Angelos FC.

Në mesin e lojtarëve që kanë luajtur në Serie A, janë Xherdan Shaqiri dhe Giacomo Vrioni.

Lojtarë të tjerë që mund të njihen nga koha e tyre në Itali janë Gaston Brugman, Josef Martinez, Douglas Costa, Michael Bradley dhe Emiliano Rigoni. /Telegrafi/