Site icon Telegrafi

Ish-ushtari i UÇK-së angazhohet vullnetarisht në kërkim të gruas që u zhduk në Prishtinë

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ridvan Tahiri, i është bashkangjitur kërkimeve për Remzije Mustafën, e cila është zhdukur para disa ditësh në Prishtinë.

Tahiri e ka konfirmuar se ai ka nisur kërkimin për ta gjetur 59 vjeçaren.

“Vullnetarisht unë dhe disa miq i kemi ofruar familjes në ndihmë për të kërkuar. Sot kam kërkuar në disa pjesë të qytetit. Kam kontaktuar me qytetarët. Disa më kanë thënë se e kanë parë në Dardani, dikush më ka thënë tek stacioni i autobusëve. Sipas informacioneve që kemi ajo gjendet brenda qytetit në Prishtinë”, tha ai për Klan Kosova.

Ai theksoi se ka biseduar edhe me zyrtarët e Forcës së Sigurisë, për të siguruar mjetet e nevojshme.

Lexo po ashtu Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Remzije Mustafës

“Kam biseduar me Gjeneralin Enver Cikaqi, për të siguruar disa qen nuhatës, për të na e lehtësuar operacionin e kërkimit “.

“Kërkimet do të vazhdojnë tutje në gjitha pjesët e qytetit. Sidomos në vendet e braktisura të banimit”, theksoi ai.

Lexo po ashtu Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Remzije Mustafës, e zhdukur qe gjashtë ditë

Ai tregoi e iniciativa është private dhe vetëm për t’i dalë në ndihmë Policisë dhe familjes.

Familjarët dhe Policia bëjnë thirrje tek të gjithë ata që kanë informata të kontaktojnë në këto numra të telefonit

Exit mobile version