Telegrafi

Ish-truproja i Kanye West, Steve Stanulis me dokument për kohën që kaloi me reperin

Ish-sigurimi i Kanye West, Steve Stanulis, do të vijë me një dokumentar që përshkruan kohën që kaloi me reperin.

Në këtë prodhimtaria ai do të tregojë në mënyrë të detajshme punën që kishte bërë me Kanye, shkruan Daily Mail.

Steve ka treguar për Page Six se periudha që kaloi me reperin ishte një aventurë e re, por në të njëjtën kohë e ndarë në dy pjesë.

“Jan një ton i historive që unë nuk i kam treguar rreth tij. Unë isha njëri nga personat më të preferuar të tij”, u shpreh Stanulis.

Ai po ashtu tregoi se në fund të punës së tij, reperi kishte shtuar edhe disa oficer në stafin e sigurimit të tij.

Truporja në maj të vitit 2020 erdhi me deklarata se pati një debat me tone të ashpra që në ditën e pare të punës me Kanye Westin, pasi Stanulis ndodhej në ashensor me yllin e hip hop-it dhe nuk e dinte se cilin buton duhej shtypur për të zbritur në katin ku ndodhej një studio, ku bëheshin prova për veshjen e tij.

I njëjti që ka punuar edhe me LeonardoDiCaprion, tha se Kanye e kishte qortuar se si ai nuk ishte interesuar më herët të dinte se në cilin kat dëshironte të zbriste West. /Telegrafi/