Telegrafi

Ish-truproja e Gruevskit aksidenton keq 22 vjeçarin në Shkup (Foto/Dokument)

Polici i drejtorisë së gjashtë në MPB ka goditur një djalosh i cili tani lufton me vdekjen, transmeton Telegrafi Maqedoni.

40 minuta pas mesnate polici me iniciale M.D (43) nga Shkupi ka goditur me veturën e tij  BMW djaloshin S.A(22) njejtë nga Shkupi i cili ishte duke kaluar në rrugët e Shkupit me motoçikletën e tij Hyundai CBR, në afërsi të vendit ‘Çeshma’, thuhet në raportin e policisë së Shkupit.

Djaloshi tani lufton me vdekjen në spitalin e qytetit ”Naum Ohridski”.

Nga spitali thonë se djaloshi është në rrezik jete ndërsa policia është duke u shqyrtuar rastin për të kuptuar se si ka ndodhur.

E përditësuar: Sipas portalit Nova, i informuar nga SPB Shkup, bëhet fjalë për ish truprojen e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski, Dejan Mitrovski-Urko i cili dy vite më herët u largua nga sigurimi i ngushtë i kryetarit të OBRM-PDUKM./Telegrafi/