Telegrafi

Ish-trajneri tregon se pse Vedat Muriqi dështoi të vesh fanellën e Turqisë

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Vedat Muriqi ka arritur marrëveshje me gjigantin turk, Fenerbahçe.

Kjo e fundit ka zyrtarizimin e transferimit dhe sulmuesi do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

Ish-trajneri i reprezentuesit të Kosovës te Giresunspor, Erkan Sozer, ka folur për mediat turke rreth cilësive të shtatgjatit prizrenas.

Ai ndër të tjerash ka zbuluar se 25-vjeçari para katër vjetëve ishte pranë veshjes së fanellës së kombëtares së Turqisë.

“Fatih Terim e kishte kërkuar në kombëtare Vedat Muriqin kur ishte 20-vjeçar. Ai kishte dy pasaporta, Kosovës dhe Turqisë. Atëbotë nuk lejohej që të kesh dy pasaporta dhe kështu dështoi mundësia që të luaj për ne. Kjo afërsi me Terimin, ka bërë që të gjithë të mendojnë se do të transferohet te Galata, por Muriqi është profesionist dhe ka vlerësuar mirë ofertat e ardhura në adresën e tij”, tha ai.

Ndër të tjerash, strategu pohoi se ka besim të plotë te futbollisti, pasi që ka dëshmuar se çdo vit e më shumë po tregon se ka kualitete.

Theksojmë se “Kanarinave” prizrenasi i ka kushtuar gjashtë milionë euro dhe Rizespor do të merr në formë huazimi nga një lojtar çdo sezon.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi do të përfitojë dy milionë euro në sezon te Fenerbahce

Ndryshe, Muriqi sezonin e kaluar ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në tetë raste në të gjitha garat për Rizen. /Telegrafi/