Ish-trajneri i Milanit, Alberto Zaccheroni, është favorit për të nënshkruar me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për postin e trajnerit të kombëtares.
Mediat në Shqipëri raportojnë se aktualisht po zhvillohen negociata mes kryetarit të FSHF-së, Armand Duka dhe trajnerit Zaccheroni në Bolonjë të Italisë.
Zaccheronit i është ofruar një kontratë për dy vjet (1+1) për të drejtuar Kuq e Zinjtë.
Nëse gjithçka shkon mirë në negociata, Zaccheroni do të zëvëndësojë Panuccin i cili u shkarkua pas humbjes ndaj Turqisë.
Zaccheroni ka një përvojë të jashtëzakonshme duke menaxhuar në karrierën e tij hiç më pak se 16 ekipe.
Ai ishte trajner i skuadrave më të mëdha italiane, si Milan, Juventus dhe Inter, kurse suksesin më të madh e arriti me Rossonerët duke u shpallur kampion në vitin 1999. /Telegrafi/