Site icon Telegrafi

Ish-trajneri i Liverpoolit: Unë bllokova transferimin e Ronaldos në vitin 2003

Ish-trajneri i Liverpoolit, Gerard Houllier, ka zbuluar se ai ka bllokuar transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Houllier, i cili ishte menaxher në Anfield midis viteve 1998 dhe 2004, zbuloi se ai kishte ndjekur Ronaldon sa ishte adoleshent në vitin 2003, kur ai ishte me skuadrën e Sporting CP.

Ronaldo gjatë turneut Toulon U-21

Kjo ishte para se Ronaldo të vinte në vëmendje të menaxheri të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, i cili nënshkroi me portugezin pasi Houllier bllokoi transferimin e tij shkakut të limitit të pagave.

“E pashë atë në turneun e Toulon U-21 dhe shkuam për të, por kishim një shkallë pagash dhe nuk paguanim llojin e pagës që donte”.

Houllier ka fituar shumë trofe me Liverpoolin

“Pastaj Manchester United luajti një miqësore kundër Sporting Lisbonës dhe të gjithë djemtë e tyre i thanë Sir Alex Ferguson, ‘duhet të nënshkruani me atë’”.

“Por, unë u pajtova për mos të thyer strukturën e pagave. Mendova se do të shkaktonte probleme në dhomën tonë të veshjes”.

Lexo po ashtu Mund t’ju ketë ikur, momenti kur tifozi hyn në fushë për ta përqafuar Ronaldon në ndeshje ndaj Getafes (Foto/Video)  

“Ndoshta do të kishim fituar titullin me Ronaldon, por kishim Harry Kewell, i cili ishte i shkëlqyeshëm në atë kohë dhe ishte shumë i uritur, por mori një lëndim të keq”.

“Pas kësaj, ai kurrë nuk kishte të njëjtin besim, të njëjtën uri për futbollin”, përfundoi ish-trajneri i Liverpoolit. /Telegrafi/

Exit mobile version