Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit në vitet 2008-2009, Arie Haan, ka bërë të ditur se i ka dhënë fund karrierës së tij në drejtimin e klubeve apo kombëtareve.
Holandezi bëri të qartë se ky vendim ishte marrë pas një këshillimi me mjekët pas problemeve me zemrën.
“Mjekët nuk më kanë ndaluar të punoj, por më sugjeruan që zemra ime nuk do ta përballonte edhe aq mirë punën e vazhdueshme”, tha 67-vjeçari i cili që pas largimit nga Shqipëria, ka drejtuar disa klube në kampionatin kinez të futbollit.