Njëri nga trajnerët e vjetër të yllit të Chelsea, Willian, beson se është koha që braziliani të largohet nga klubi londinez dhe të transferohet te Juventusi.
Willian ka luajtur më shumë se 300 ndeshje për Blutë gjatë një karriere të shkëlqyeshme në Stamford Bridge.
Por, ai është mbetet pa kontratë gjatë verës dhe ka të ngjarë të largohet.
Pasi Willian e ka ndarë mendjen të largohet, ish-trajneri i tij nga Shakhtar Donetsk, Mircea Lucescu e ka këshilluar për klubin e ri.
“Ai ka qenë te Chelsea për shumë vite dhe mbase është koha për një ndryshim”, ka thënë fillimisht Lucescu pëer TuttoJuve.
“Klubi londinez u dashurua me paraqitjet e tij kur u përballën me ne në Ligën e Kampionëve”.
“Absolutisht, po. Do të isha shumë i lumtur nëse Williani do të zgjidhte Juventusin”.
“Do të ishte e jashtëzakonshme ta shohim atë duke veshur atë fanellë”, përfundoi trajneri rumun. /Telegrafi/