Telegrafi

Ish-trajneri i Bosnje e Hercegovinës, Susic: Jam gati të bisedoj me FSHF-në

Safet Susic (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Një trajner shumë i njohur i vetofrohet Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Safet Susic, 63-vjeçarin boshnjak, i cili aktualisht është i papunë, por që ka një përvojë shumë të madhe në drejtimin e skuadrave të ndryshme.

Ai njihet nga të gjithë për eksperiencën e tij te Bosnje e Hercegovina, përfaqësuese të cilën e drejtoi nga viti 2009 deri në vitin 2014 duke arritur edhe kualifikimin historik në Kampionatin Botëror, ‘Brazili 2014’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Safet Susic

Në një intervistë për Mondo, Susic ka thënë se është gati të flasë nëse ka një ofertë, por për momentin nuk ka asgjë konkrete, transmeton SuperSport.

Safet Susic (Foto: Jamie McDonald/Getty Images/Guliver)

“Nuk ka asgjë konkrete. Kam një mik në Paris që është edhe krah i djathtë i presidentit të Federatës, Armand Duka. Takohemi shpesh, gjithsesi, jo për arsyen e postit të trajnerit”.

“Deri më tani, nuk ka asgjë konkrete. Sigurisht që jam gati të bisedoj, nëse ka një ofertë. Për momentin, jam i lirë dhe nëse do të kontaktohem, do të flas. Por sidoqoftë, për momentin nuk ka asgjë konkrete”, ka shtuar Susic.