Telegrafi

Ish-trajneri i Anglisë, Allardyce: Guardiola i gatshëm për aventurën te Juventusi

Sam Allardyce ka thënë se Pep Guardiola duhet të përgatitet që të fillojë aventurën te Juventusi prej sezonit të ri.

Ish-trajneri i kombëtares së Anglisë deklaroi se spanjolli duhet të shqyrtojë të ardhmen e tij, pas ndëshkimit dyvjeçar të Manchester Cityt nga garat evropiane.

Allardyce beson se kalimi i Guardiolas te Zonja e Vjetër mund të ndodhë qysh në këtë verë, pasi do të provonte më herët eksperiencën në Serie A.

Sam Allardyce

“Guardiola në Serie A? Mendoj se po. Nëse e shikoni te Pep, të gjithë ishim të befasuar kur u largua nga Barcelona”, ka thënë ai për Mirror.

“Ai është njeri i Barcelonës, ai ka lindur dhe është rritur aty, ka përfunduar karrierën si futbollist dhe u kthye ta marrë drejtimin e klubit si trajner, më pas e fitoi La Liga-n, Ligën e Kampionëve dhe të gjithë trofetë, por më pas u largua”.

Lexo po ashtu Dhjetë gjërat që mund të ndodhin pas dënimit dyvjeçar të Manchester Cityt nga garat evropiane

“Ne u befasuam nga ai rast, u befasuam kur kaloi edhe te Bayerni, por nuk do të befasohesha nëse shkon te Juventusi, madje në këtë verë”, ka shtuar më tej ai.

Guardiola ka kohë që lidhet me një kalim te skuadra italiane, derisa këta të fundit nuk janë të kënaqur me punën e Maurizio Sarrit. /Telegrafi/