Telegrafi

Ish-sulmuesi i Tottenhamit, Pavlyuchenko: Kane ishte një asgjë, një zero

Ish-sulmuesi i Tottenham Hotspur, Roman Pavlyuchenko e pranon se ai nuk besonte se Harry Kane do të arrinte të bëhej lojtari që është sot.

Pavlyuchenko ishte akoma me Spurs ndërsa Kane po depërtonte në ekipin e parë dhe nuk ishte i impresionuar nga anglezi.

Sulmuesi këtë e ka treguar pas një interviste për mediumin Okko Sports.

Lexo po ashtu Lewandowski zgjedh pesë qendërsulmuesit më të mirë në botë aktualisht, injoron emra si Kane dhe Icardi

“Ai ishte një asgjë, një zero. Harry luajti në ekipin e dytë. Mbaj mend që ai dhe unë luajtëm në Ligën e Evropës kundër Rubin Kazan dhe disa ndeshje tjera”, ka thënë fillimisht Pavlychenko.

“Dhe kështu ai vetëm stërviti. Unë e shikova atë dhe mendova: ‘Si mund të luaj futboll?’. As nuk jep as nuk merr asgjë, ishte i ngadaltë”.

“Por, ju e shihni se si u përmirësua. Sezoni i dytë dhe më pas ai filloi të shënojë 20 gola. Pastaj unë shikova dhe mendova: ‘A është me të vërtetë ai?’ Dhe tani po shikoj Kane – ky është kapiteni i ekipit”.

“Për mua, për sulmuesin treguesi janë golat e shënuar. Nëse Kane shënoi 20 gola, dhe madje edhe më shumë, ai është një lojtar i shkëlqyer i futbollit, një legjendë”, përfundoi ish-sulmuesi i Spurs. /Telegrafi/