Telegrafi

Ish-sulmuesi francez e quan ‘jetë ferri’ kohën e tij te Barcelona

Christophe Dugarry ka përshkruar kohën e tij te Barcelona si një ‘jetë ferri’ dhe se si ai mendonte të qajë kështu që ai të mund të largohet nga klubi.

Ish-sulmuesi francez nuk ka mundur të përmbahet dhe përsëri ka kritikuar ish-klubin e tij dhe ish-trajnerin Louis Van Gaal.

“Unë mendoja të qaj në mënyrë që ata do të më lejonin të largohem”, tha 44-vjeçari francez për RMC Sport, transmeton Telegrafi.

“Ai (Van Gaal) më kritikonte mua, duke më thënë se “ju keni humbur pozicionin në minutat 23, 48 dhe 53, pse?” dhe ju do të duhet të mendoni diçka për t’i thënë atij”.

Lexo po ashtu Vietto i lumtur që zgjodhi Sevillan para Barcës

“Unë nuk mund të mendoj më atë, ata ishin gjashtë muaj të tmerrshëm për mua dhe ishin si një jetë ferri”, përfundoi 44-vjeçari i cili punon si ekspert televiziv.

Ndryshe, Dugarry nuk arriti të shënonte asnjë gola nga shtatë paraqitjet e tij për katalanasit, para se të transferohej për në Marseille. /Telegrafi/