Telegrafi

Ish-sulmuesi i Fenerbahçes, Dilmen: Trajneri duhet të krijojë strategji rreth Vedat Muriqit

Vedat Muriqi po kalon nëpër një periudhë të mirë përgatitore me klubin e Fenerbahçes.

Kjo e fundit ka pësuar humbje në dy ndeshjet e Audi Cup, ku humbën kundër Bayern Munichut (6-1) dhe Real Madridit (5-3).

Në të dyja ndeshjet është paraqitur edhe reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ka pasur paraqitje të mira duke asistuar edhe te goli i dytë i barazimit kundër madrilenëve.

Kjo ka bërë që legjenda e skuadrës turke, Ridvan Dilmen, tani si analist sportiv ta vlerësojë lartë paraqitjen e 25-vjeçarit.

“Me vite të tëra janë shpenzuar para të mëdha. Por, një lojtar i ri dhe me vetëbesim të madh, Vedat Muriqi është transferimi më i qëlluar në vitet e fundit. Ersun Yanal duhet të krijojë një sistem të lojës përreth tij, ku do ta ndihmonte edhe Max Kruse”, ka pohuar 56-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur për shtatë sezone te Feneri.

Lexo po ashtu Mediat turke: Vedat Muriqi ndër lojtarët që më së miri ka arsyetuar transferimin te Fenerbahçe

Ndryshe, Muriqi në pesë ndeshjet e gjertanishme para sezonale ka shënuar tri gola dhe ka një asisitm. /Telegrafi/