Site icon Telegrafi

Ish sulmuesi i Barças, tash i Malagas: Shpresoj të shënojë ndaj Realit dhe Barcelona ta fitoj titullin në La Liga

Sandro Ramirez do të jetë një nga protagonistët e xhiros së fundit të La Ligas.

Sulmuesi i Malagas, Sandro ka premtuar se do të mundohet të shënojë gol kundër Real Madridit.

Në këtë formë dëshiron ta ndihmojë ish-skuadrën, Barcelonën në fitimin e titullit të kampionit, transmeton Telegrafi.

“Uroj që të ishte një ditë ëndrrash, unë i detyrohem gjithçka Barçës. Nëse shënoj dhe shpresoj të fitojë titullin Barcelona”, tha ai për mediat spanjolle.

Kujtojmë se Reali në xhiron e fundit do të takohet me Malagan dhe në rast se humb dhe Barcelona triumfon kundër Eibarit, atëherë katalonasit do të shpallen kampion të ligës elitare spanjolle, ndryshe madrilenëve i duhet vetëm një pik për tu shpallur kampion. /Telegrafi/

Exit mobile version