Site icon Telegrafi

Ish-shoku i ngushtë i Gjestit thotë se ai ka pëlqime për të dy gjinitë: E zura në dhomë duke u puthur me shokun e tij

Një intervistë e re për emisionin “Prive” ka sjellë një rrëfim të papritur dhe tronditës nga ish-shoku i ngushtë i Gjestit.

Gjatë bisedës, ish-shoku ka hapur një kapitull të ri të jetës së reperit të njohur dhe ka zbuluar shumë aspekte të panjohura për fansat dhe publikun.

Ai ka folur për rrugëtimin e Gjestit drejt famës, duke ndarë mendimet e tij rreth zhvillimit të karrierës së tij dhe momentet që kanë shënuar këtë udhëtim.

Lexo po ashtu "Nga 1-10 jam 11 i egër në shtrat, kam provuar të hidhem nga kati i tretë me çadër", rikthehet në vëmendje intervista 60 sekondëshe e Gjestit para disa vitesh

Megjithatë, ajo që ka ngritur shumë pyetje është pretendimi i tij për jetën private të reperit. Sipas ish-shokut të Gjestit, ai ka zbuluar detaje tronditëse që kanë të bëjnë me preferencat seksuale të reperit, duke përmendur një ngjarje të pazakontë ku, sipas tij, Gjesti është “kapur mat” duke u puthur me një shok të tij.

Në këtë intervistë, ish-shoku i Gjestit ka përshkruar edhe marrëdhënien e tyre dhe disa nga tensionet që kanë lindur ndër vite.

Lexo po ashtu Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Ai ka shtuar se, pas ngjarjeve që ndodhën jashtë shtëpisë së Big Brother, Gjesti ka ndryshuar në mënyrë të dukshme dhe se ai e ka humbur kontaktin me të, duke i shmangur disa herë tentativat për t’i folur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version