Martesa e tij e parë ishte shënuar nga një telegram dhe plot dhurata nga Pallati i Buckinghamit.
Por këto dhurata nuk mbërritën në martesën e dytë të Paul Burrell, ish-shërbëtor besnik i Princeshës Diana, i cili punoi mbi dy dekada për të me besnikëri.
Por zotëri Burrell , 58 vjeçar qau me gëzim kur u martua me shpirtin e tij binjak Graham Cooper, në një ceremoni martesore mes dy personave të të njëjtit seks, e cila u mbajt të dielën.
Babai i vetëm i dy fëmijëve pranoi se ishte homoseksual muajin e kaluar, kur edhe tregoi se ishte në lidhje me Z. Cooper.
Ai ishte i martuar më parë me Maria Cosgrove, nëna e dy djemve të tij të rritur, por çifti njoftoi divorcin e tyre vitin e kaluar pasi jetonin ndaras prej vitesh.
Mr Burrell pretendonte se Princesha Diana e kishte quajtur atë “gurin e saj të çmuar”, ndërsa lotonte gjatë shkëmbimit të unazave martesore me Cooper-in, një avokat i korporatave, me të cilin u takua dhjetë vite më parë.
I pyetur për dasmën, Burrell u shpreh: “Çdo gjë në lidhje me martesën ka qenë e përsosur, bëhet edhe më e mrekullueshme nga fakti se dy djemtë e mi ishin këtu për të ndarë me ne këtë rast. Nuk kam nevojë ta fsheh lumturinë time tani. Në jetë duhet të jemi të vërtetë, për herë të parë në jetën time, unë jam në gjendje të dal me krenari pranë burrit tim dhe të them “Ky jam unë”. ‘
Zotëri Burrell, i cili ka qenë i akuzuar për arketimin e tij në lidhje me Princeshën Diana, ka ruajtur ish-lidhjet e tij mbretërore, të cilët nuk ishin harruar të ftoheshin në ceremoninë e zhvilluar në Liqenin e Qarkut.
Ai kishte veshur një xhup me mansheta blu (që Diana ia kishte dhuruar vite më parë), gjithashtu në kokë mbante një kurorë me shkronjën “D”, dhe një medalje që e kishte dhuratë nga Mbretëresha.
Medalja e tij “Royal” i ishte dhënë në vitin 1998 për shërbimin besnik ndaj Princeshës së Uellsit, duke bërë që edhe për veshje të frymëzohet në stilin e vjetër, punuar nga një tartan i mrekullueshëm, i cili gjithashtu nderoi të pranishmit me gjak blu në festën e tij. /Telegrafi/.