Tre ekonomistë amerikanë, përfshirë ish-shefin e Rezervës Federale, Ben Bernanke së bashku me Douglas Diamond dhe Philip Dybvig kanë fituar Çmimin Nobel të Ekonomisë për vitin 2022.
Ata janë shpërblyer për punën e tyre mbi bankat dhe krizat financiare, e cila kishte rëndësi praktike në rregullimin e tregjeve dhe përballjen e krizave të tilla.
“Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig, kanë përmirësuar ndjeshëm të kuptuarit tonë për rolin e bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare. Një gjetje e rëndësishme në hulumtimin e tyre është arsyeja pse shmangia e kolapsit të bankave është jetike”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
BREAKING NEWS:
The Royal Swedish Academy of Sciences has decided to award the 2022 Sveriges Riksbank Prize in Economic Sciences in Memory of Alfred Nobel to Ben S. Bernanke, Douglas W. Diamond and Philip H. Dybvig “for research on banks and financial crises.”#NobelPrize pic.twitter.com/cW0sLFh2sj— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 10, 2022
Bernanke aktualisht punon në Institutin Bruking në Washington, Diamond është profesor në Universitetin e Çikagos, ndërkaq Dybvig është profesor në Universitetin e Uashingtonit në Misuri.
Nobeli për Ekonomi nuk është një prej pesë çmimeve të para që ishin ndarë më 1895, kur u krijua ndarja e çmimit nga shpikësi i dinamitit, Alfred Nobel.
Çmimi Nobel për Ekonomi ka nisur që të ndahet nga viti 1969. Shumica e laureatëve të mëparshëm kanë qenë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/