Telegrafi

Ish shefi i Audi-s, Rubert Stadler u deklarua fajtor në rastin “dieselgate”

Ish-CEO i Audi-s, Rubert Stadler, u deklarua fajtor në gjyqin e tij “dieselgate” për mashtrim të martën, duke pranuar se ai lejoji të qëndronin në shitje automjetet e pajisura me softuer mashtrues të emetimeve edhe pasi mësoi për problemin.

Pranimi në gjykatën e qarkut të Mynihut vjen si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë që do të bëjë që Stadler, i cili është në gjyq që nga viti 2020, t’i shpëtojë burgut, transmeton Telegrafi.

Stadler është tani ish-ekzekutivi i rangut më të lartë që ka rrëfyer për skandalin “dieselgate” që shpërtheu në kompaninë mëmë të Audi-s, Volkswagen në 2015.

“Gjatë menaxhimit të çështjes së naftës”, pasi skandali u bë publik, Stadler “neglizhoi” të informonte partnerët e biznesit se makinat me të ashtuquajturat pajisje disfate ishin ende në treg, tha avokatja e tij Ulrike Thole-Groll në gjykatë në një deklaratë.

Duke bërë këtë, Stadler “po e lejonte që automjetet e pajisura me softuer të paligjshëm do të dilnin në shitje”, tha ajo.

I pyetur nga gjyqtari nëse deklarata ishte e saktë, Stadler u përgjigj: “Po”. /Telegrafi/