Telegrafi

Ish-reprezentuesi shqiptar i gatshëm për Kosovën

Armend Dallku ka mohuar të ketë biseduar apo t’i ketë refuzuar Albert Bunjakin e FFK-në rreth mundësisë së angazhimit në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares konsideron se mosha e tij nuk mund t’i kontribuojë Kombëtares.

Por, Dallku i tha “Zërit” se nëse FFK-ja dhe Përfaqësuesja e Kosovës shohin tek ai ndonjë ndihmë, është i gatshëm t’ua ofrojë atë në çfarëdo forme të mundshme, qoftë në fushë apo edhe jashtë saj.

Dhe, nuk heziton të tregojë se në fund të karrierës po shijon kohë fantastike në futbollin kosovar dhe në Prishtinë.

“Kur u ktheva nga Ukraina mendova se po e mbylli karrierën. Pastaj bisedova me shokun tim të ngushtë, Debatik Currin, me Kryesinë e FC Prishtinës, e cila kërkoi kontributin tonë t’i ndihmojmë me krejt përvojën tonë. E pamë të arsyeshme t’i ndihmojmë klubit, ta ndihmojmë që ta kthejë namin e dikurshëm kur të tjerët i frikësoheshin edhe fanellës e lëre më ekipit”, tha ai.