Profesori i shkollës së mesme të Kim Jong Un thotë se ndoshta e di anglisht por nuk pretendon të bëjë, ndërsa Rodman sugjeron se ai patjetër kupton kushtet e basketbollit
Ndërsa udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka pasur një takim historik me presidentin amerikan Donald Trump, të dy burrat kanë shfrytëzuar ndihmën e përkthyesve, megjithatë ish-mësuesi i Kim thotë se e di gjuhën angleze.
Por, së paku sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është ish-mësuesi i Kim ai i cili thotë se ndoshta ish-studenti i tij e njeh gjuhën angleze, por pretendon se nuk pranon të bëjë një gjë të tillë.
Bëhet fjalë për ish-profesorin Michel Riesen, i cili e mësoi Kimin kur ishte rreth 14 vjeç në Zvicër dhe i cili beson se Kim me siguri se ka mësuar gjuhën angleze.
“Ai ishte një student i mirë, por ai nuk ishte i jashtëzakonshëm”, citohet të ketë thënë Riesen.
Atëbotë i njohur si ‘Pak Un’, ai shkoi në Zvicër si i biri i një ambasadori të Koresë së Veriut dhe ndoqi një shkollë ndërkombëtare në gjuhën angleze në Gümligen, pranë Bernës.
Dhe siç vënë në pah mediat, përcjell Telegrafi, edhe miku i Kim, ish-basketbollisti Dennis Rodman, gjithashtu nënvizoi aftësinë e koreanoveriorëve për gjuhën angleze.
Njëra ndër arsyet pse përkthyesit ishin të pranishëm për takimin e Trump dhe Kimit “një-në-një” të martën – ndonëse ekspertët kanë spekuluar se Kim e njeh gjuhën angleze – është që Kim t ëpërdor përkthyesit që të ketë më shumë kohë për t’u përgjigjur. /Telegrafi/