Ish-Presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, i cili u rrëzua nga pushteti në shkurt të vitit 2014, tha të premten se gabimi i tij i vetëm ishte që nuk i bëri thirrje ushtrisë dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme për t’i dhënë fund trazirave.
Gjatë trazirave të Ukrainës kundër pushtetit të Janukoviçit, pati edhe të vdekur, ndërsa opozita ukrainase e detyroi Presidentin që të ikte nga Ukraina. Pas largimit të tij, në vilën e tij u zbulua një jetë superluksoze që bënte, kurse populli çdo ditë e më shumë varfërohej.
Janukoviç kishte mbështetjen e Moskës për të vazhduar pushtetin e tij antievropian. Pas largimit të tij, Rusia e aneksoi Krimen, ndërsa disa territore tjera të Ukrainës vazhdojnë të jenë nën kontrollin e separatistëve rusë, transmeton KosovaPress.