Site icon Telegrafi

Ish-presidenti kritikoi administratën Trump ndaj përgjigjes së pandemisë – reagon McConnell, thotë se Obama duhet ta “mbyllë gojën”

Në një deklaratë të jashtëzakonshme kundër një ish-presidenti, udhëheqësi i mazhorancës së Senatit Republikan, Mitch McConnell, ka thënë për Barack Obamën që duhet ta “mbyllë gojën” për kritikat ndaj presidentit të tanishëm të SHBA-së, Donald Trump, duke e quajtur atë “njeri pa klasë”.

Ky reagim erdhi pasi ish-presidenti amerikan, Barack Obama, javën e kaluar hodhi kritika ndaj Trump dhe administratës së tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai u shpreh se përgjigja ndaj pandemisë kishte qenë një “katastrofë kaotike”.

McConell gjatë kësaj deklarate ishte duke e zhvilluar bisedën me rejën e Presidentit Trump, të hënën vonë,  gjatë një eventi.

Ndërkaq i pyetur për Obamën dhe kritikat e tij për përgjigjen e pandemisë, ai tha se ky i fundit “duhet ta mbyllë gojën”. /Telegrafi/

Exit mobile version